McLaren shëtit në Moskë

19/07/2010 12:20

Kampioni i botës në fuqi në Formula 1, Jenson Button ka ekspozuar makinën e tij McLaren nëpër rrugët e Moskës, aty ku të gjithë tifozët rusë kërkojnë që Rusia të përfshihet në kalendarin e cmimeve të mëdha të Formula 1.

Rusia do të organizojë Lojrat Olimpike Dimërore në 2014-ën dhe po pregatitet për kandidaturën e Botërorit 2018, dy evenimente ndërkombëtare këto që i shtyjnë rusët të kërkojnë edhe organizimin e cmimit të madh të Rusisë në Formula 1.

Bosi Bernie Ecclestone ka pohuar se gara mund të zhvillohet në Moskë ose në St Petersburg, por deri tani asgjë nuk është zyrtare.

Top Channel