Dinho-Milan, orë vendimtare për të ardhmen

19/07/2010 10:10

Momente “acari” mes sulmuesit brazilan Ronaldinho dhe skuadrës së Milanit.

Lojtari ka edhe një vit kontratë por nëse nuk e lë të lirë gjatë kësaj merkatoje, Milan mund të humbasë plot 18 milionë euro, 8 paga e tij vjetore dhe 10 shitja e Gaucho-s. Flamengo e Galaxy qëndrojnë pas portës për ta marrë fenomenin brazilian në skuadrat e tyre, por Adriano Galliani kërkon një zgjatje të kontratës me përgjysmimin e pagës vjetore.

Situatë delikate për kuqezinjtë që mund të përfitojnë shumë por edhe të humbasin po kaq shumë nga përpjekjet për të zgjatur bisedimet. Në rast se braziliani do marrë avionin për të kaluar oqeanin, atëherë Milan do të hynte në merkato për të bërë lëvizjet e parashikuara prej kohësh.

Top Channel