Tragjedia, kreu i PE-së: Jemi pranë popullit shqiptar

18/07/2010 21:00

Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek, ka reaguar mbi aksidentin tragjik të një dite më parë në rrethin e Pukës, ku 14 persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën.

Përmes një komunikate për shtyp, Presidenti Buzek shprehet se “në këtë ditë zie, ne jemi pranë popullit shqiptar”.

Ai shpreh ngushëllimet ndaj familjareve dhe miqëve të udhëtarëve që humbën jetën gjatë aksidentit me autobus dhe shpreson për të plagosurit që të shërohen plotësisht së shpejti.

Në fund të mesazhit të tij ngushëllues ndaj Shqiperise, Presidenti i Parlamentit Europian shpreh gjithashtu mirënjohjen “ndaj ekipeve të shpëtimit, të cilat arritën të limitonin numrin e të vdekurve të kësaj fatkeqësie”.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA