Napoli bën ndoshta goditjen më të madhe të merkatos verore në Itali pasi ka blerë sulmuesin e Palermos, Edinson Cavani.
Lajmin e ka konfirmuar vetë uruguajani që shton se shpreson që tifozët palermitanë ta kuptojnë, pasi ai kishte nevojë për stimuj. “Më vjen keq nëse do më fyejnë që ika në Napoli. I dua shumë por duhet të kuptojnë që ky është futbolli. Jemi profesionistë dhe kishte ardhur momenti të ndryshoja faqe”, shprehet sulmuesi që u kërkua me ngulm edhe nga Interi.
Konfirmimi vjen edhe nga presidenti i kaltër, Aurelio De Laurentiis. Cavani u ble për 17 milionë euro, ndërsa lojtari nënshkroi për 5 vjet me 1.3 mln në sezon. “Palermo dhe tifozët më kanë dhënë shumë. Shpresoj të më përshëndesin dhe të më duan”, shton uruguajani që falënderon edhe ish presidentin e tij, Zamparini.
Top Channel