Piloti spanjoll i “Yamaha”, Jorge Lorenco ka fituar pole position-in në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Gjermanisë.
Ndërkohë, kampioni i botës në fuqi Valentino Rossi u rendit në vendin e pestë në rikthimin e tij në garë pas 6 javësh pasi u aksidentua.
Pol position-i i Lorenco është i katërti për të rradhazi dhe këtë herë ndryshe nga të tjerat e bëri me një motor, i cili më pas mori flakë duke hedhur vaj mbi asfaltin e pistës së Saksenringut.
Piloti amerikan Ben Spice dhe francezi Randy de Punie, u rrëzuan pikërisht nga vaji i derdhur në pistë nga “Yamaha” e Lorenco-s.
Për këtë arsye provat zyrtare janë pezulluar për 25 minuta, deri sa komisarët pastruan asfaltin.
Ndërkohë, spektakël ka dhuruar edhe Valentino Rossi me paraqitjen e tij në këto prova, pavarësisht se nuk arriti të regjistrojë një kohë që ta mbante në linjën e parë të nisjes.
Në vendin e dytë në këto prova u rendit australiani me “Ducati”, Casey Stoner dhe i treti spanjolli Daniel Pedrosa.
Top Channel