Xhaferri shpallet debitor

16/07/2010 19:35

Tre djemtë e të ndjerit Rrapush Xhaferri, i njohur gjatë kohës së firmave piramidale si “Gjenerali i fajdeve”, përfundojnë në Gjykatën e Tiranës të paditur vec e vec nga administratoret e ish firmave piramidale.

I pari që është shpallur debitor dy ditë më parë, është i kërkuari prej 14 vitesh Pëllumb Xhaferri, i cili sipas vendimit të gjykatëses Brunilda Kasmi, duhet të kthejë tek adiministratorët mbi 20 milionë lekë të reja, të marra nga fondacioni “Demokracia popullore”.

Ky urdher ekzekutimi i gjykates i eshte ngarkuar Zyres se Permbarimit, megjithese ende nuk dihet se si do gjendet kjo shume e konsiderueshme, kur dhe per vete te pandehurin prej vitesh nuk ka ndonje gjurme. E ndersa Pellumb Xhaferri se bashku me vellain tjeter Perparim Xhaferrin jetojne ne arrati duke patur ne adrese te tyre edhe denimin e gjykates me nga 12 vjet burg, vellai tjeter Asllan Xhaferri, i cili vuajti heqjen e lirise per mashtrim ne shuma te medha se bashku me te atin, sipas administratoreve duhet te ktheje plot 12 milione dollare.

Per kete ceshtje gjykata nuk eshte shprehur ende. Nje muaj  me pare gjykata shpalli vendim  edhe per te ndjerin Rrapush Xhaferri, i cili nderroi jete ne qeli gati gjashte vjet me pare pavaresisht kerkeses se tij per te dale ne liri per shkak te gjendjes se keqe shendetesore. Ish bosi i firmes piramidale, Rrapush Xhaferri u shpall debitor pas vdekjes per shumen 1 miliardë e 227 milionë lekëve dhe ky detyrim qindra milionesh, ligjerisht duhet te kthehet nga trashegimtaret e tij. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA