Vlorë, ekzekutohet me armë zjarri 37 vjecari

16/07/2010 09:15

Një i ri 37 vjecar është ekzekutuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave shtetasi Kacandon Shehaj është qëlluar disa herë nga autori i krimit.

Sipas burimeve, ky i fundit është larguar nga vendngjarja, por agjentët e antikrimit po punojnë për identifikimin e tij dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA