Vera “nxeh Sarandën

16/07/2010 16:25

Saranda po shkon drejt kulmit të sezonit turistik. Popullimi i qytetit është gati dyfishuar.

Shumica e pushuesve kete vit jane shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, si nga Mali i Zi. Një pjesë e rëndësishme e atyre që kanë zgjedhur Sarandën për të pushuar janë emigrantë shqiptarë. 

Por ka rene  numri i pushueseve qe vijne nga qytete e tjera te vendit. Pushuesit mendojnë se këtë vit plazhet janë më të pastra edhe cmimet jane ulur disi. Shumica e pushuesve e shohin Sarandën si një destinacion mjaft argëtues, të cilit do të donin t’i riktheheshin.

Saranda ka rreth 300 ditë me diell në vit. Ajo përfaqëson një destinacion të rëndësishëm turistik që ofron turizëm gjatë gjithë vitit. Megjithatë të ardhurat prej turizmit ende mbeten të ulëta për shkak të numrit të madh të turistëve dhe vizitorëve njëditor që mbërrijnë në Sarandë dhe që shpenzojnë shumë pak në këtë vend.

 

Top Channel