Të ardhurat në buxhet, asnjë ndryshim me 2009

16/07/2010 08:25

Të dhënat operative mbi nivelin e të ardhurave tregojnë se rritja e tyre nuk shkon më shumë se inflacioni aktual, rreth 3.2 për qind, duke dëshmuar një efekt zero mbi ekonominë.

Ndryshe nga herët e kaluara, Ministria e Financave nuk ka pranuar që shifrat t’i publikojë bashkë me planin, duke shmangur të vërtetën mbi realizimin, por është mjaftuar vetëm me vendosjen e tyre në total.

Niveli i të ardhurave në buxhet për periudhën janar-qershor ishte 150 miliardë lekë, ose 5 miliardë më shumë se viti i kaluar, me një rritje prej rreth 3.4 për qind, kurse si realizim vjetor është 41 për qind.

Nga tatimet dhe doganat janë vjelë rreth 104 miliardë lekë, kurse në tërësi të ardhurat tatimore janë 136.7 miliardë lekë, ose 2.8 % rritje në krahasim me një vit më parë.

Treguesi kryesor i zhvillimit ekonomik, taksa e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, ka një rritje baras sa inflacioni, 3.3 për qind.

Në total, TVSH-ja ka gjeneruar rreth 53.8 miliardë lekë, ose 1.8 miliardë lekë më shumë se viti i kaluar, ose me një realizim prej 42 për qind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA