Rama: Kriza ekonomike përparon me shpejtësi

16/07/2010 13:25

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se Shqipëria është në kushtet e një krize ekonomike që përparon me shpejtësi dhe se qeveria nuk po merr asnjë masë.

“Kriza ekonomike po rëndohet cdo ditë e më shumë, ndërsa qeveria po vazhdon të punojë me një recetë të gabuar”, u shpreh Rama.

Sipas tij, shkurtimi i një të katërtës së buxhetit, shkurtimi i shpenzimeve kapitale do të sjellë një situatë dramatike për punësimin dhe për zhvillimin ekonomik të vendit në pjesën e mbetur të vitit dhe në muajt në vazhdim.

“Jemi në kushtet e një krize ekonomike që përparon me shpejtësi dhe të një qeverie që nuk i përgjigjet me agresivitet dhe seriozitet kësaj situate. Qeveria është e akuzuara kryesore e krizës dhe rrënimit ekonomik”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA