
Kryetari i opozitës Edi Rama paralajmëroi se ekonomia eshte zhytur tashmë në një krizë të thellë si pasojë e keqeverisjes dhe abuzimit që qeveria sipas tij po bën me financat publike. (UPDATE)
“Cfarë këmbane alarmi më të fortë kërkoni nga FMN, se sa paralajmerimi se ne kete rruge na pret nje fund edhe më i frikshëm se sa ai i skenarit grek, qe u akumulua ne disa dekada, nderkohe qe ketu kemi nje akumulim ne disa vite”, tha Rama.
Kreu i PS-së ka qenë i shoqëruar në daljen e tij para mediave nga kryetari i këshillit ekonomik të Partisë Socialiste, Shkëlqim Cani i cili pergenjeshtroi shifrat per borxhin publik. Ai tha se kërcënimi më i madh për ekonominë shqiptare sot, jane borxhet të fshehura.
“Ligjet dhe vendimert e gjykatave qe u kane dhene te drejten ish pronareve ish te perndjekurve nuk jane perfshire ne kete borxh. Shqiptarët do të mësojne se borxhi është 100 përqind ose mbi këtë normë dhe jo 60 përqind sic thuhet”, tha Cani.
Rama shtoi se keqmenaxhimi i krizës dhe mosndërhyrja në kohë po prodhon rritje të pandalshme të papunësisë.
“Ka rritje te papanësisë nga shifrat e INSTAT, që e kaloi limitin 13 perqind. Behet fjale per nje papunësi kronike, epidemike që po shtrihet në të gjithë vendin”, u shpreh Rama.
Opozita socialiste pretendon se vetem gjate vitit 2009 qeveria ka krijuar nje dem financiar ne buxhet prej rreth 25 miliarde leke qe do te ishin te mjaftueshme per rritjen e pagave dhe pensioneve sipas saj ne masen te pakten 20 perqind. Nderkohe kryesocialist Rama riformuloi edhe nje qendrim se eshte kunder privatizimeve qe po kryen qeveria pasi sipas tij jane korruptive.
Top Channel