
Komisioni i Ligjeve miratoi një propozim ligjor të deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, i cili u jep te drejten rreth 7 mije pronareve, që kanë aktualisht konflikt pronësie, t’i drejtohen Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave per rishqyrtimin e vendimit te ish-Komitetit te Pronave, tani të shkrirë, i cili nuk u ka njohur atyre të drejtën e pronësisë, duke ia kaluar atë një personi tjetër.
Kjo iniciative ligjore u ndermor pak kohe, pasi Gjykata Kushtetuese shpalli si antikushtetues nenin qe i jepte drejtorit te Agjensise se Pronave te drejten per te rishqyrtuar me nismen e tij dhe pa kerkese te subjekteve te interesuara, vendime te mehershme, te ish-Komitetit te Pronave, te cilat drejtori i Agjensise mund t’i konsideronte abuzive dhe ne kundershtim me ligjin.
Sipas drejtorit Elvis Cefa, keto amendamente, qe plotesojne vakuumin e lene ne ligj nga shpallja antikushtetues e nenit, jane forma me efikase, qe pronaret te kerkojne edhe nje here te drejten e tyre, perpara se vendimi i Agjensise te perfundoje ne gjykate.
“Konstatimi nga praktika e punes eshte qe gjykata nuk ka aftesine profesionale, qe mund te kete Agjensia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, si nje organ i specializuar administrative per hetimin e ceshtjeve te pronesise. Duke shkuar me tej, edhe gjykatat e tjera eprore, kane ndryshuar vendime te dhena nga Komisioni i Kthimit dhe komensimit te pronave, totalisht haptazi ne kundershtim me ligjin, kane disponuar me ndryshime te akteve absolutisht te pavlefshme”, tha Cefa.
Deputetet e Partise Socialiste, nga pyetjet e tyre, formuluan opinionin se edhe keto amendamente, bien ndesh me vendimin e Gjykates Kushtetuese, duke paralajmeruar se do te kene te njetin fat, rrezimin e tyre. Opozita kerkon qe gjithcka t’i lihet ne dore gjykatave. Me kete opinion nuk ishte dakort drejtori i agjensise, Elvis Cefa, sipas te cilit, ekzistojne shume raste, kur gjykata ka ndryshuar te drejten e pronesise, nga pronari i ligjshem tek dikush tjeter.
“Jemi ne trajtimin e kerkesave te fundit te pronareve. Jane rreth 60 mije kerkesa qe kane marre vendime keto vite. Jane rreth 7 mije kerkesa pa vendime, qe do te thote, qe prona, e cila pretendohet nga keto 7 mije subjekte, nuk eshte e lire. Ne te gjitha rastet eshte e zene nga dikush tjeter dhe shpeshhere, ne menyre abuzive. Atehere, nese Agjensia do te funksionoje me ligjin ekzistues, sic e ka lene gjykata ekzistuese, destinacioni i te gjithe ketyre njerezve, do te jete vendimi negativ. Atehere, sa per ta detyruar Agjensine te jape vendim negativ, le ta shkrijme agjensine dhe ta mbaroje kete proces gjykata”, tha Cefa.
Sipas ligjit per kthimin dhe kompensimin e pronave agjensia duhet te funksionoje deri ne dhejtor te vitit 2011, kohe ne te cilen prezupozohet, qe qeveria te konsideroje te mbyllur administrativisht ceshtjen e kthimit dhe kompensimit te pronave, nje nga me te komplikuarat dhe me me shume abuzime pas vitit 90.
Top Channel