Prifti: Gjyq publik me Ramen

16/07/2010 15:50

Pas akuzave të bëra nga foltorja e parlamentit, ministri i Ekonomise Dritan Prifti ka perseritur akuzat ndaj kreut te opozites Edi Rama, duke shprehur edhe gatishmerine për t’u perballur në një proces gjyqësor me Edi Ramen, për t’u treguar shqiptarëve të vërtetën, sipas tij, mbi pasurite e zotit Rama.

“Do t’i bëj një kërkesë Ramës që ta bëjmë gjyqin hapur me mediat prezente ku t’i tregojme të gjithë shqiptarëve kush ështe ai. Nuk ka njeri që beson se Rama është i pastrehë, kur në fakt ka qindra prona të shpërndara në emra shokësh dhe miqsh në të gjithë vendin”, tha Prifti.

Ministri i Ekonomise kembenguli serish ne deklaraten e tij se kreu i socialisteve eshte perdorues droge.

“Në vitin 2002 dhe në 2005 e kam parë me pluhur të bardhë në tavolinën e tij të punës në bashki. Këtë gjë ia kam thënë edhe liderëve në PS gjatë asaj kohe”, tha Prifti.

Pasurimi 1.8 milione euro i ministrit Prifti brenda nje viti, prej disa ditesh ka qene ne krye te akuzave qe opozita i ka bere qeverise per korrupsion dhe shperdorim te detyres.

Top Channel