Nuk ka lekë për rrugën Rrëshen-Kalimash

16/07/2010 08:15

Rruga Rrëshen-Kalimash i ka konsumuar të gjitha paratë e vendosura në dispozicion për vitin 2010, duke vënë në vështirësi financat.

Për këtë vit ishin planifikuar rreth 10 miliardë lekë, të cilat janë shpenzuar brenda 6 muajve të parë, kur kanë mbetur ende edhe katër muaj të tjerë punime.

Të dhënat u publikuan nga Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike, gjatë raportimit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese për rishikimin e buxhetit.

Sakaq, burime nga Ministria e Financave sqarojnë se fatura e lartë është shkaktuar edhe nga shlyerja e detyrimeve të prapambetura për punimet e kryera në 2009-n.

Duke iu referuar deklaratës së ministrit të Financave, dhënë në emisionin “Top Story”, për pjesën e mbetur të vitit, deri në tetor, kur planifikohet të mbyllen punimet, parashikohen edhe 3 miliardë lekë punime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA