Kaskadën e Vjosës e marrin italianët

16/07/2010 08:35

Kompania e njohur italiane, “Eversheds Bianchini”, ka fituar të drejtën për të qenë konsulentja e Ministrisë së Ekonomisë për dhënien me koncesion të hidrocentraleve në kaskadën e lumit Vjosë.

Lajmi raportohet nga mediat italiane, duke e cilësuar projektin si më gjigandin në Europë.

Kompania do t’i shërbejë palës shqiptare në përgatitjen e dokumenteve të garës, hapjen e garës dhe më pas negocimin e kontratës me ofertuesin fitues të tenderit final për dhënien me koncesion të hidrocentraleve në kaskadën e Vjosës.

Referuar ministrisë, për këtë shërbim ishin ofruar 13 milionë lekë, por nuk dihet me saktësi se cila ishte shifra finale e rënë dakord me konsulentin.

Konsulenti do të punojë për 14 muaj për ta ndihmuar qeverinë në organizimin e një tenderi dhe zgjedhjen e një partneri strategjik për të kryer investimet e nevojshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA