Ibra rikthehet në kombëtare

16/07/2010 15:15

Zlatan Ibrahimovic bën një hap pas duke u rikthyer në kombëtaren e Suedisë.

Dështimi për kualifikimin në Afrikën e Jugut bëri që shtatlarti i Barcelonës të deklaronte largimin nga kombëtarja nordike por tashmë ai rikthehet për të dhënë ndihmën në eleminatoret e Euro 2012.

“Eshtë një nder të veshësh fanelën e Suedisë”, tha Ibra në konferencën për shtyp nga Malmoe bashkë me trajnerin ik Hamren. Zlatan Ibrahimovic që ka shënuar 22 gola në 62 ndeshje me kombëtaren, shtoi: “Për të luajtur në kombëtare nevojiten stimuj. Më mungon fanela e Suedisë dhe kam dëshirë të luaj për suedezët. Këtë vendim e kam marrë vetë dhe jam gati të luaj cdo ndeshje ashtu si cdo lojtar tjetër. Ka lojtarë të rinj dhe sistem të rinovuar. Më duket gati si një dëbutim”.

I kënaqur për këtë vendim është edhe tekniku Hamren. “Zlatan i motivuar vlen shumë për kombëtaren. Për mua mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë”, theksoi ai.  

Top Channel