Botërori, 5 mijë vetë në pranga për baste ilegale

16/07/2010 12:55

Mbi 5 mijë persona janë arrestuar në Azi gjatë zhvillimit të Kupës së Botës, në kuadër të një operacioni kundër basteve të paligjshme.

Të paktën 10 milionë dollarë janë sekuestruar gjatë operacionit të policisë, të shtrirë në Kinë, Malajzi, Singapor dhe Tajlandë.

Sipas Interpol, policia në këto vende identifikoi dhe bastisi rreth 800 qendra bastesh ilegale të cilat në tërësi kishin menaxhuar 155 milionë dollarë.

Gjatë operacionit, të zhvilluar në muajt qershor dhe korrik, policia sekuestroi gjithashtu disa asete të fituara në mënyrë të paligjshme, si makina, karta bankare, kompjutera dhe telefona celularë.

Top Channel