Bosh: Koha për zgjidhje

16/07/2010 22:50

Ambasadori i OSBE-së Robert Bosh e konsideroi si shenjë pozitive fillimin e dialogut mes dy partive më të mëdha në vend.

Ai tha nga Korça se është koha që të dy forcat politike të gjejnë gjuhën e kompromisit. Z. Bosh tha se duhet një konsensus dhe një marrëveshje e pëlqyeshme për të dyja palët dhe sipas tij duhet të kryhet në një kohë sa më të shkurtër

“Është shenjë e mirë që të dyja partitë kanë hyrë në rrugën e bisedimeve dhe shpresojmë se do të arrijnë së shpejti një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët. Është koha për kompromis. në nuk ndërhyrjmë në këto negociata, por shpresojmë se ato do të mbyllen në një kohë sa më të shpejtë”, u shpreh ambasadori Bosh.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA