![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/iii_sd-1-800x450.jpg)
Superliga Shqiptare ka njohur ndeshjet e para për sezonin e ri që do të startojë me 21 Gusht.
Kampionia në fuqi, Dinamo do të nisë mbrojtjen e titulli me Flamurtarin, ndërkohë që dy prurjet e reja nga Kategoria e Parë, Bylisi dhe Elbasani do të kenë që në javën e parë përballë të vështira. Ballshiotët do të luajnë në “Loro Borici” përballë Vllaznisë, ndërsa Elbasani do të presë Tiranën, skuadër kjo që kaloi turin e parë eliminator në Europa League.
Këtë vit shorti për Kampionatin e 72-të Kombëtar u hodh nga sulmuesi i Kombëtares, Erjon Bogdani, i ndihmuar nga shefi i sektorit të garave, Ilir Shulku. Sipas shortit, derbi i kryqytetit Tirana-Dinamo do të zhvillohet në javën e 7-të, dhe në javën e 18-të me Dinamon si organizatore të takimit.
Edhe këtë sezon në Superligë do të marrin pjesë 12 skuadra. Takimet ashtu si vitin e kaluar do të luhen ditën e premte, të shtunë dhe të diel, dhe kampionati do të zhvillohet me tre faza.
Top Channel