Pasuria 1.8 mln euro, Prifti: Shita aksionet

15/07/2010 15:30

Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti gjatë seancës së sotme në parlament ka dhënë sqarime mbi pasurinë e tij prej 1,8 milionë euro.

I akuzuar nga opozita për shtim të pasurise në në vit, Prifti ka thene se 1,8 milionë eurot janë perfitimet e marra nga shitja e aksioneve që familja e tij zoteronte ne nje kompani private.

“Janë shitur 30 perqind të aksioneve qe familja ime ka patur ne nje kompani biznesi i filluar qe ne 2007 kur une kam qene ne opozitë”, u shpreh Prifti.

Pas berjes publike te pasurise se ministrit Prifti opozita vazhdimisht ka kerkuar te hetohet prejardhja e ketyre 1.8 milion eurove te ministrit Prifti. Ministri ka akuzuar ashper kreun socialist Edi Rama, cka ka sjelle reagime te ashpra ne salle nga deputete socialiste.

“Ai njeri thote se eshte i pastrehë, ai njeri thotë se ka vetëm 3 mije euro në bankë, kur ne të gjithë e dime se Rama është pronar i fshehtë i 200 apartamenteve në Tirane dhe kërkon 30 euro për metër katror, për cdo leje ndërtimi”, tha Prifti.

Opozita pati akuzuar se ky shtim pasurie brenda vitit qe Prifti ka qene ne detyren e ministrit te kabinetit Berisha, nuk mund të shpjegohet ndryshe përveçse me përfitimin e tij nëpër tendera apo lejeve, qe kontrollohen nga vete ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB