Muller injoron Realin: Përjetësisht tek Bayern

15/07/2010 15:20

Zbulimi i këtij botërori, Tomas Muller injoron ofertën e galaktikëve të Real Madrid, duke zgjedhur qëndrimin tek klubi i tij aktual, Bayern Munchen.

Sulmuesi gjerman që shënoi 5 gola në botëror, nuk joshet nga oferta e porugezit Mourinho dhe përgjigjen e jep në një deklaratë publike në gazetën “Bild”.

“Reali nuk më intereson. Dua të qëndroj tek Bayern Munchen ku dua të rritem si lojtar. Jam gati të firmos për 10 vjet të tjerë edhe nëse nuk më rrisin pagën”, thekson sulmuesi, duke mos lënë asnjë shenjë dyshimi për të ardhmen e tij.

Top Channel