Milan kthen sytë nga Robinho

15/07/2010 13:00

Milan ka kontaktuar Manchester City për të arritur tek Robinho, i konsideruar si zëvendësuesi ideal i Ronaldinho.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja “Independent”, sipas të cilës tratativat për transferimin e brazilianit do të jenë të komplikuara.

Sipas burimit, dy janë pengesat, angazhimi i lojtarit me 7 milionë euro në vit dhe cmimi i kartelës së tij që është të paktën 24 milionë euro.

Ndërkohë, Manchester UTD është në kërkim të një mbrojtësi. Sir Alex Ferguson dëshiron në ekipin e tij gjermanin Philipp Lahm, edhe pse Bayern nuk është i gatshëm të bëjë lëshime.

Top Channel