Kroaci, aksidentohet avioni i nisur nga Rinasi

15/07/2010 22:55

Një avion i vogël i tipit “Cessna 550” i nisur nga Tirana u aksidentua në Kroaci.

Aksidenti ndodhi në orët e pasdites teksa avioni po ulej në aeroportin e ishullit Braç. Sipas informacioneve të para mësohet se mjeti ka dalë nga pista gjatë kryerjes së uljes në aeroport dhe për pasojë ka marrë flakë.

Sipas mediave kroate në avion ndodheshin 3 anëtarë të ekuipazhit dhe 2 pasagjerë. Ndërkohë që nuk raportohet asnjë i lënduar dhe ende nuk dihet kombësia e personave që ndodheshin në bord

Top Channel