Khedira pranë Real Madrid

15/07/2010 11:10

Sami Khedira është pranë Real Madrid. Lajmin e bën të ditur gazeta sportive “Marca”, sipas të cilës madrilenët do të derdhin në arkën e Shtutgartit 10 milionë euro.

Sipas së përditshmes, njoftimi zyrtar për këtë kalim mund të bëhet që ditën e sotme. Për mbërritjen e Khedira në kampionatin spanjoll flet edhe “AS”, e cila gjithësesi thekson se nuk është thënë ende fjala e fundit.

Khedira, lindur në Shtutgart në vitin 1987 nga një baba tunizian dhe mama gjermane, spikati në botërorin e fundit ku u fut në ekipin ideal të turneut.

Top Channel