Holandë, kombëtarja falenderon tifozët

15/07/2010 12:25

“Faleminderit, jeni më të mirët në botë”. Është ky mesazhi që kombëtarja holandeze ka bërë për tifozët e saj.

Mesazhi, i publikuar në të përditshmen “De Telegraaf” u drejtohet 500 mijë mbështetësve që ditën e martë mbushën rrugët e Amstërdamit duke pritur me entuziazëm kthimin e skuadrës.

Pavarësisht se Holanda u mund në finale 1-0 nga Spanja, tifozët e pritën atë me nderimet më të larta, ndërkohë që “portokallinjtë” që ndoqën botërorin në Afrikë ishin më të shumtët në numër.

Top Channel