
Ish kryetari i KQZ-së, Clirim Gjata ka kritikuar cdo lloj kompromisi mes palëve që mund të shkelë nenin 178 të kodit zgjedhor.
“Kemi një draft-kompromis për të hetuar materialet zgjedhore por një detaj që nuk e cituan është se kur dhe se si do t’i hapin. Nëse do t’i hapin konform kodit zgjedhor, atëherë nuk kishte nevojë për këtë zhurmë. E kundërta do ishte precedent shumë i rrezikshëm. Nuk duhet të cënohet parimi i ndarjes së pushteteve”, theksoi Gjata.
Sipas juristit dhe ish drejtuesit të lartë të KQZ-së, parlamenti nuk mund të hetojë kutinë e votimit dhe materialet e saj. “Nuk mundet sepse cënon parimin e madh të ndarjes së pushteteve sepse parlamenti neser mund të kontrollojë vendimet e gjykatave. Kompromisi jashtë nenit 178 të kodit zgjedhor është thyerje e kushtetutës”, shtoi ai.
Top Channel