Chelsea kërkon sërish Torres

15/07/2010 15:30

Chelsea po përgatit ofensivën për të marrë në “Stamford Bridge” sulmuesin spanjoll Fernando Torres, pronë e skuadrës së Liverpool.

Sipas “Daily Mail”, klubi londinez e dëshiron me cdo kusht “El Nino”-n edhe pse ai është dëmtuar dhe do të rekuperohet për dy javë. Tekniku i “The Reds”, Roy Hodgson do udhëtojë deri në Spanjë për të diskutuar personalisht me sulmuesin, i cili e ka në duart e tij të ardhmen.

Sulmuesi spanjoll vlerësohet 60 milionë euro, shifër të cilën Abramovich mund ta zhbllokojë për të plotësuar dëshirën e trajnerit italian, Carlo Ancelotti.  

Top Channel