Bekam: Unë asnjëherë trajner

15/07/2010 03:55

Futbollisti anglez Devid Bekam nuk e sheh veten asnjëherë si drejtues i ndonjë skuadre futbolli.

“Nuk më tërheq ideja e të qënit trajneri i një skuadre të madhe, përkundrazi do të më pëlqente t’u mësoja fëmijëve futbollin”, shprehet Bekam për të ardhmen e tij.

Devid më tej shprehet i bindur në rikuperimin e shpejte dhe rikthimin në fushë sa më parë. Objektivi i tij kryesor mbetet grumbullimi me kombëtaren e Anglisë për Olimpiadën e Londrës dhe për Botërorin Brazil 2014, një objektiv ky thuajse i pamundur duke llogaritur që në atë vit Bekam do të jetë plot 39 vjeç.

Ndërsa përsa i përket eleminimit të Anglisë prej Botërorit, “Spice Boy”, mbron trajnerin Kapelo dhe rithekson se largimi i turpshëm prej Afrika 2010 ishte faji i të gjithëve.
Futbollisti anglez Devid Bekam nuk e sheh veten asnjëherë si drejtues i ndonjë skuadre futbolli.

Top Channel