Argjentinë, Federata: Maradona, qëndro me ne

15/07/2010 12:00

“Qëndro me ne, duam të fitojmë me ty botërorin e vitit 2014”. Me këto fjalë i është drejtuar Federata argjentinase e futbollit Diego Armando Maradona-s.

E ardhmja e legjendës në pankinën e bardhekaltërve do të vendoset të mërkurën e ardhshme, kur federata të zyrtarizojë ofertën për zgjatjen me 4 vjet të kontratës.

Mes së martës dhe së mërkurës së ardhshme është parashikuar një takim mes Maradona-s dhe presidentit federal Julio Grondona.

Top Channel