Afganistan, 48 orë “tmerr” për NATO-n

15/07/2010 00:30

48 orët kanë qënë ndër orët më të përgjakshme për trupat aleate në Afganistan ku u raportuan 12 efektivë të vrarë.

Sipas njoftimit të misionit ISAF, 8 ushtarë amerikanë dhe 4 britanikë gjetën vdekjen në zona të ndryshme të vendit. 5 marinsa u vranë ditën e mërkurë në jug-perëndim të Afganistanit dhe tre të martën në Kandahar.

Ndërkaq 4 britanikët e vrarë u lokalizuan në provincën e Helmandit ku njëri u qëllua me armë gjatë një shkëmbimi të shkurtër zjarri dhe tre të tjerët u qëlluan krejt papritur nga një anëtar i ushtrisë afgane.

Shifrat alarmuan krerët e NATO-s dhe nëse do të vazhdojnë me këto ritme mund të tejkalojnë muajin qershor, si muaji më i përgjakshmë i forcave të NATO-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA