“Gërdeci” i butë në Pukë

15/07/2010 19:45

Demontimi i municioneve të tepërta është zhvendosur tashmë kilometra të tëra nga zonat e banuara.

Në Livadhet e Hamzës në Pukë është përzgjedhur vendi i shkatërrimit të municioneve tejet të rrezikshme, 12 kilometra nga banesa më e afërt. Pas tragjedise se njohur, asaj te Gerdecit, Ushtria Shqiptare mori persiper vete shkaterrimin e ketyre municioneve pa ia kaluar me pjeses civile.

Kjo eshte nje pjese e stafit ushtarak te Qendres se Asgjesimit te Municioneve qe drejtohet nga gjeneral Gjunkshi, e cila eshte e shperndare njekohesisht edhe ne pese zona te tjera te caktuara si poligone per shkaterrimin e ketyre municioneve. Pas trajnimeve te shumta amerikane, ushtaraket shqiptare vleresojne cdo element sigurie.

Ketu shkaterrohen pikerisht ato minicione kryesisht prodhim i viteve ‘60–‘70, te cilat kane vite qe kane skaduar dhe nuk mund te shkaterrohen ne uzina te specializuara. Ministria e Mbrojtjes thote se ka ritme te mira dhe se ne fund te 2013-es do ta perfundoje kete operacion, duke shkaterruar rreth 100 mije tone municione.

Deputete te opozites qe jane pjesemarres te Komisionit te Sigurise, vleresojne Ushtrine Shqiptare dhe i bejne thirrje qeverise per nje mbeshtetje me te madhe ndaj ketyre trupave. Gazmir Bizhga tha se, ky demontim nuk duhet te perzihet politikisht si ceshtje, por e vlereson ate si nje ceshtje te sigurise kombetare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA