Webb: Finalja? Dy orët më të vështira të karrierës

14/07/2010 09:35

Howard Webb e ka cilësuar finalen e madhe të Johanesburgut si një “ferr pa fund” për të si arbitër.

Ish polici britanik që u caktua për të marrë mbi supe përgjëgjësinë e natës finale, shprehet se ato ishin dy orët me të vështiura të karrierës së tij. “Jam shumë i lodhur fizikisht por gjatë gjithë turneut kam pasur mbështetjen e FIFA-s”, mësohet të ketë thene Webb.

Ndërkohë, kolegët e tij kanë ndërhyrë duke thënë se nuk është e drejtë që ai të kritikohet kaq shumë pasi ka dhuruar një rendiment fantastik.

“Finalja ishte një ndeshje shumë e komplikuar për t’u drejtuar dhe Webb ishte njeriu ideal. Falë Zotit u caktua ai për ta drejtuar”, shprehet presidenti i federatës së arbitrave të Premier League, Keith Hackett.

Top Channel