Turqi, 46 rebelë kurdë të vrarë në 1 muaj

14/07/2010 16:50

Janë 46 rebelët kurdë të PKK-së të vrarë në muajin e fundit nga trupat ushtarake turke. Lajmin e bën të ditur agjencia “Anadolu”, e cila iu referohet burimeve ushtarake.

Në javët e fundit ushtria ka ndërmarrë një ofensivë të re kundër PKK-së, për të mposhtur luftën guerrile të nisur 26 vjet më parë.

Aktet e dhunës në jug-lindje të Turqisë rifilluan pasi lideri i burgosur i kurdëve, Ocalan, bëri të ditur se do të ndërpriste përpjekjet për nisjen e një dialogu me Ankaranë, me qëllim arritjen e paqes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA