Spanja, Puyol largohet si kampion bote

14/07/2010 12:25

Carles Puyol kishte vendosur të largohej përfundimisht nga kombëtarja pas botërorit dhe keshtu ka bërë.

Mbrojtësi i kombëtares iberike ka zhveshur përfundimisht fanelën e kombëtares pasi arriti në majën e botës vetëm pak ditë më parë. Numri 5 i skuadrës “Roja” është takuar me trajnerin Del Bosque dhe Fernando Hierro, duke u bërë me dije vendimin.

Mbrojtësi qëndror mendon se nuk ka fuqinë e duhur fizike dhe mendore për të luajtur një tjetër vit plot ndeshje si me Barcelonën ashtu edhe me kombëtaren. Puyol debutoi në vitin 2000 me një humbje kundër Holandës dhe e mbyll 10 vjet më pas me një tjetër ndeshje ndaj Holandës.

Del Bosque i ka kërkuar të luajë edhe 10 ndeshje për të arritur kuotën 100, por lojtari është shprehur i vendosur për t’u larguar.

Top Channel