SHBA, shpërthim në uzinë, 15 të plagosur

14/07/2010 23:15

Një shpërthim në një uzinë shkrirjeje çeliku në Pensilvani të SHBA-së shkaktoi plagosjen e 15 personave.

Sipas autoritetet 14 orej të lënduarve ndjejnë dhimbje të fuqishme në kraharor, si pasojë e gazrave helmues që u çliruan pas shpërthimit. Megjithatë mjekët që po kujdesen për ta, shprehen se asnjë prej tyre nuk ndodhet në rrezik për jetën, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e shpërthimit.

Kompleksi i përpunimit të çelikut që ndodhet në Pitsburg të Pensilvanisë është një ndër më të mëdhenjtë në SHBA dhe furnizues me lëndë të parë i shumë bizneseve. Edhe në një vit më parë një incident i tillë shkaktoi vdekjen e një punonjësi të “US Steel”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA