Rinas, pranga të shumëkërkuarit italian
14/07/2010 20:35
Komisariati i policisë në aeroportin e Rinasit, në Tiranë, ka arrestuar pasditen e sotme një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Italo Gigante, i kërkuar nga drejtësia belge për një varg akuzash.
Sipas burimeve, autoritetet belge e akuzojnë atë për korrupsion pasiv, falsifikim dokumentesh dhe pastrim të parave të organizatave kriminale.
Burimet shtojnë më tej se identifikimi i shtetasit italian u bë i mundur përmes sistemit TIMS.
Top Channel