Qeveria, pakt për asgjesimin e lëndëve kimike

14/07/2010 19:10

Ministria e Mbrojtjes ka nënshkruar një marrëveshje me OSBE, që parashikon asgjesimin e disa lëndëve kimike që gjënden aktualisht nën inventarin e forcave të armatosura shqiptare.

Marrëveshja teknike është konkretizimi i bisedimeve të zhvilluara më parë midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Europë, në lidhje me gjetjen e një mënyre sa më të përshtatshme për eleminimin e stoqeve të kimikateve të rrezikshme.

Ministria e Mbrojtjes do të marrë përsipër transportimin dhe sigurinë e sasisë së kimikateve nga vendet ku mbahen të magazinuara deri në pikën e grumbullimit, si dhe do të ofrojë ndihmesë teknike dhe profesionale për të garantuar procesin.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta