“Marrëveshje e fshehtë me Rubion për njohjen e Kosovës”/ Ish-ambasadori serb zbulon prapaskenat: Vuçiç do e pranojë për të qëndruar në pushtet
Gjykata e qarkut në Prishtinë ka lënë të lirë Ilir Tolajn, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë, i cili u arrestua dje nga policia e EULEX për shmangie të tatimeve.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave lirimi u Tolajt u vendos pasi ai depozitoi një garanci financiare prej 50 mijë eurosh dhe dorëzoi dy pasaportat e tij, atë të UNMIK dhe atë britanike.
Në vitin 2008 Tolaj ishte shkarkuar nga posti i sekretarit të përhershëm të Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar atëherë nga Alush Gashi, por u punësia si këshilltar nga ministri aktual Bujar Bukoshi.
Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, Bukoshi u bëri thirrje punonjësve të dikasterit të tij që të paguajnë tatimet në mënyrë që të mos përfundojnë si Tolaj.
Top Channel