Pakistan, 100 militantë të vrarë në Orakzai

14/07/2010 17:05

Të paktën 100 militantë islamikë janë vrarë në sulmet dhe bombardimet e ushtrisë në rajonin tribal të Orakzait, në Pakistan.

Prej disa ditësh forcat ajrore kanë intensifikuar bombardimet ndaj bazave të talebanëve në pjesë të ndryshme të rajonit, i ndodhur në kufi me Afganistanin.

“Strofulla të ndryshme të ekstremistëve janë shkatërruar, por mbeten akoma disa njësi rezistence”, ka deklaruar zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA