NBA, Miami një “kantier ndërtimi”

14/07/2010 11:30

Nëse një skuadër të NBA do ta krahasonim me një kantier ndërtimi, klubi që i afrohet më shumë këtij epiteti është Miami Heat që synon të kthehet në majat më të larta të basketbollit amerikan, duke investuar fuqishëm në merkato.

Dwyane Wade, LeBron James e Chris Bosh janë vetem disa emra te medhenj për skuadrën nga Florida që vazhdon të kërkojë në merkato. Pas refuzimit të Derek Fisher që vendosi të qëndrojë tek Lakers, Heat ka marrë Zydrunas Ilgauskas nga Cavaliers. Mesa duket, europiani është nxitur nga shoku i tij LeBron James.

35 vjecari do firmosë një kontratë 2 vjecare, ashtu sic do bëjë shumë shpejt edhe 37 vjecari Juwan Howard. Emra të tjerë të njohur për skuadrën e Miami janë edhe Mario Chalmers, Udonis Haslem e Mike Miller.

Top Channel