Manchester Junajtid, stërvitje në Çikago

14/07/2010 20:10

Manchester Junajtid ka filluar stërvitjen e tij në Çikago në prag të zhvillimit të një turneu në Amerikën Veriore.

Në këtë aktivitet, skuadra angleze do të zhvillojë katër ndeshje, përfshirë dhe një me një skuadër yjesh të kampionatit amerikan ku nuk mungojnë lojtarë si Donovan dhe Badëll.

Ndeshjet e tjera do të jenë me skuadrën skoceze të Sëlltikut në Toronto, me Filadelfian në Kansas City, me Uizards më datë 25 korrik përpara se ta mbyllin turin me ekipin e yjeve më 28 korrik.

Sër Ferguson ka deklaruar se futbolli amerikan është përmirësuar vitet e fundit dhe shpreson që ky aktivitet ta ndihmojë skuadrën e tij në përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

Top Channel