Iniesta kërkon Fabregas tek Barcelona

14/07/2010 21:00

Heroi i Spanjës në kampionatin botëror, Andres Iniesta shpreson që shoku i tij i përfaqësueses Çesk Fabregas, të largohet nga Arsenali për t’iu bashkuar Barcelonës këtë verë.

Përpara botërorit, Arsenali kishte refuzuar një ofertë të katalanasve për kapitenin e tyre, por tashmë pritet një tjetër ofertë për Fabregas.

Ai ka qenë një lojtarë i skuadrave zinxhirë të Barcelonës, përpara se të largohej për te Arsenali, ndërkohë me përfaqësuesen në Afrikë ishte një lojtarë rezervë, por pavarësisht të gjitha këtyre, sipas Iniestës, Çesk është një lojtarë i rëndësishëm për formacionin e tyre.

Top Channel