Henry do të luajë në SHBA

14/07/2010 16:50

Thierry Henry do të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulmuesi francez ka firmosur me New York Red Bulls.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e internetit e klubit amerikan.

Henry, një nga protagonistët e dështimit të skuadrës së tij në botërorin e Afrikës së Jugut, vjen nga Barcelona ku ka luajtur nga 2007-a, pasi kishte lënë Arsenalin ku ishte shpallur një nga sulmuesit më të mirë të botës.

Top Channel