Hagë, prokurorët: Burg përjetë Gjeorgjevic
14/07/2010 15:00
Prokurorët e gjykatës së Hagës i kanë kërkuar trupit gjykues që të dënojë me 35 vjet burg ose me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb Vlastimir Gjeorgjevic.
Sipas prokurorëve, ish-zyrtari i lartë i Ministrisë së Brendshme serbe është fajtor për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999.
Gjykimi i Gjeorgjevic në Hagë filloi në muajin janar të vitit të kaluar, ndërkohë që prokurorët përfunduan paraqitjen e provave në tetor.
Top Channel