Gjermania, Ballack Lahm-it: Jam unë kapiteni!

14/07/2010 16:25

Michael Ballack i ka shprehur hapur Philipp Lahm se është ai kapiteni i kombëtares gjermane.

Në këtë mënyrë ai i ka mposhtur ambiciet e mbrojtësit që e zëvendësoi me shiritin në krah gjatë botërorit të Afrikës së Jugut pas mungesës së Ballack se ishte i dëmtuar.

“Ky nuk është një problem për mua. Unë jam kapiteni”, është shprehur Ballack. “Një futbollist nuk mund të kërkojë në cilin pozicion do të luajë dhe është e njëjta gjë edhe më shiritin e kapitenit. Një futbollist duhet të respektojë këtë, në fushë ka hierarki”, ka shtuar mesfushori gjerman që ka nënvizuar se si komentet e Lahm ishin të pavenda.

“Situata është e qartë. Unë jam dëmtuar, por jam ende kapiteni”, deklaroi Ballack që ka pohuar se do të flasë me Lahm kur do të mblidhen me kombëtaren.

Top Channel