Gjermani, bastisen zyrat e bankës zvicerane

14/07/2010 17:30

Prokurorët gjermanë kanë bastisur 13 degë të banës zvicerane “Credit Suisse”, në kuadër të një hetimi për evazion fiskal.

Zyra e prokurorisë së Duseldorfit deklaroi sot se rreth 150 hetues morën pjesë në këtë operacion. Hetimi është përqendruar në disa dyshime se personeli i bankës ka nxitur klientët që të shmangin taksat.

Oficerët e zyrës së tatimeve arritën të zotëronin në muajin shkurt një disk me të dhëna mbi rreth 1.100 pasanikë gjermanë.

Thuhet se autoritetet në atë kohë i paguan 2.5 milionë euro personit anonim që zotëronte diskun.

Të dhënat shtynë prokurorët të besonin se rreth 1.2 miliardë euro me prejardhje të padeklaruar ishin fshehur në Zvicër nga 1.100 personat në fjalë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA