Dinamo mundet 3-1 nga Sheriff Tiraspol

14/07/2010 21:50

Dinamo, kampionia e Shqipërisë në futboll e ka nisur me humbje aventurën e saj në eleminatoret e ligës së kampioneve

Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Luis Manuel Blanko është mundur 3-1 nga kampionia e Moldavisë, Sheriff Tiraspol.

Shkaktari i humbjes se bluve ishte dhe sulmuesi Elis Bakaj i cili u ndëshkua me të kuqe në momentin kur rezultati ishte në barazim 1-1.

Pas daljes se tij, moldavët shënuan 2 herë të tjera në portën e Dinamos, duke siguruar një rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit që do të luhet me 21 korrik në Tiranë.

Top Channel