Deklarata personale e të ardhurave

14/07/2010 19:35

Të gjithë tatimpaguesit shqiptarë ose jo, por që krijojnë të ardhura në Shqipëri, janë të detyruar të plotësojnë deklaratën vjetore të të ardhurave.

Përjashtim bëjnë vetëm të vetëpunësuarit me të ardhura vjetore deri në 2 milionë lekë dhe qyetarët e tjerë me të ardhura deri në 200 mijë lekë në vit.

Deklarata e të ardhurave do të ketë si kod fiskal numrin e pasaportës. Në deklaratë, qytetarët janë të detyruar të evidentojnë të gjitha të ardhurat nga cdo lloj burimi që vjen jo vetëm nga paga.

Kjo deklaratë duhet të dorëzohet tek tatimet jo më vonë se data 30 prill e vitit pasardhës. Në deklaratën e të ardhurave vjetore, qeveria njeh edhe disa shpenzime të zbritshme.

Si shpenzime qeveria njeh vetëm shpenzimet për kontributin e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, interesat e kredive për arsim, si dhe shpenzimet për mjekim për pjesën e pambuluar nga sigurimet shëndetësore, por deri në masën 4.1 përqind të të ardhurave bruto të qytetarit.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë mbi diferencën mes të ardhurave bruto dhe këtyre shpenzimeve të njohura aplikohet taksa 10 përiqind.

Nëse dieferenca del pozitive qytetari duhet të paguajë një detyrim shtesë, nëse diferenca del negative tatimet janë të detyruara t’i kthejnë qytetarit pjesën e detyrimit të parapaguar.

Top Channel