
Prokuroria e Sofies, në Bullgari, ka ngritur një padi penale ndaj ish-kryeministrit të këtij vendit Sergei Stanishev, nën akuzën e zhdukjes së dokumenteve sekrete shtetërore.
Sipas prokurorisë, gjatë mandatit të Stanishev janë zhdukur 7 raporte dhe dokumente sekrete.
Tre prej tyre janë hartuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë, dy nga Ministria e Rendit, një nga NATO dhe një nga Ministria e Mbrojtjes.
Nëse do të shpallet fajtor, Stanishev do të dënohet me dy vjet burg dhe me një gjobë të rëndë financiare.
Nga ana e tij ish-kryeministri, i cili ka qeverisur në periudhën 2005-09, i konsideron akuzat si të motivuara politikisht.
Ndërsa kryeministri aktual i Bullgarisë, Bojko Borisov ka deklaruar se dokumentet e zhdukura përmbanin të dhëna mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin.
Top Channel