Beckham: Me kombëtaren deri në 2014-ën

14/07/2010 21:45

David Beckham ka dëshirë të luajë me kombëtaren e tij në lojrat olimpike të Londrës në 2012.

Ai nuk përjashton mundësinë e të qenit në skuadër deri në botërorin e ardhshëm të futbollit, Brazil 2014.

“Do isha shumë mirë në skuadër nëse do isha në formë dhe mund ta ndihmoja”, është shprehur mesfushori i Los Angeles Galaxy në një intervistë për televizionin online të Yahoo!, për të cilin punon si ambasador sportiv.

Ylli 35 vjeçar ka mbetur jashtë kombëtares angleze pas dëmtimit që pësoi pak përpara se të fillonte botërori.

Top Channel